Janë referuar materilet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për dy adoleshentë, për shkak të mbajtjes së një arme të ftohtë si dhe kanosjes.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se ka nisur procedimi për dy 17-vjeccarët me iniciale E.D. dhe G.L., banues në Tiranë. Nxënësit me iniciale E. D., iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, një dorezë me thikë e dyshuar armë e ftohtë, pa leje.

Sipas të njëjtave burime, mësohet se e njëjta armë është përdorur nga nxënësi G.L., para ambjenteve të shkollës, ku ka kanosur shokun e klasës T.M., 16-vjeç, banues në Tiranë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook