Një person i cili mbante veshur një brez me eksploziv është qëlluar për vdekje nga policia spanjolle.

Operacioni anti-terrorizëm po zhvillohej 40 km larg Barcelonës, ku pak ditë më parë ndodhi një sulm terrorist që shkaktoi vdekjen e 14 personave dhe plagosjen e 120 të tjerëve.

Sipas prestigjozes britanike “BBC”, policia ishte në kërkim të 22-vjeçarit, Younes Aboiyaaquoub, i cili dyshohet se ka qenë shoferi i furgonit që shkaktoi sulmin terrorist.

Ndërsa mediat spanjolle raportojnë se ende nuk duhet nëse bëhet fjalë për të riun apo për ndonjë terrorist tjetër.

Pak ditë para se të qëllohej për vdekje nga policia, mësohet se terroristi ka bërtitur me zë të lartë “Allahu Akbar”, “Zoti është më i madhi”.