Ish-kryeministri Sali Berisha iu ka bërë thirrje shqiptarëve që të ngrihen dhe të përmbysin kryeministrin Edi Rama, të cilin e quan Jorgo Zografin e dytë.

Ish-kryeministri e cilëson Ramën antishqiptar që për karrige është gati të bëj gjithçka, si të shesë detin, tokën, të pranojë terroristë në Shqipëri, si dhe të përzërë rininë nga vendi.

Kujtojmë që Jorgo Zografi ka qenë një politikan në shërbim të interesave shoviniste greke, ministër i punëve të jashtme dhe president i republikës autonome të vetëshpallur të Epirit të Veriut.

Statusi i plotë
O sot o kurrë duhet të përmbysim Edvin Kristaq Rames, Jorgo Zografin e dytë!
Ky antishqiptar, kriminel pa atdhe për karrigen e tij është gati të bëjë gjithçka:
Të shesë detin!
Të shesë tokën!
Të pranojë qindra mijëra ish-terroriste të ISIS në Shqipëri!
Të përzë nga Shqipëria rininë, të ardhmen e saj!
O sot o kurrë duhet të ngrihemi dhe të shporrim këtë kalbësirë, Jorgo Zograf të dytë nga sundimi shitja e Shqipërisë, interesave jetike, vetjake dhe kombëtare të shqiptarëve! sb