Shansi i fundit për ti bindur qeveritarët për uljen e tarifës studentore do të jetë dhe një herë mundësia e fundit. Të gjithë janë përkrah tyre si Ministria e Arsimit,pedagogët,studentët gjithashtu dhe qytetarët.

Gjithë protestat e tjera (Teatri, Astiri, Shkoza…) janë me protestën edhe pse refuzohen nga protestuesit studentë! Kush është kundër?!! 

Pjesë e protestës nuk janë as ata studentë që kanë studiuar jashtë por as ata të privatit. Janë thjeshtë studentët e universiteteve publike të cilët kanë mbetur nëpër provime. Ato i kanë bërë të ditur ministrisë 8 kërkesa të qarta e cila shihet se për studentët ato 8 pika parashikojnë akoma më shumë nga se çfarë duan.

Studentët sot kanë përballë ish studentë të Dhjetorit 90 që sot janë në krye të sistemit. 
28 vjet më parë studentët ndihmuan në kolapsin e regjimit komunist. A do të ndihmojnë studentët sot në kolapsin e dytë, kolapsin e tranzicionit të stërgjatur?

Gjithmonë revoltat kanë nisur pa ndonjë datë percaktuese,dhe gjithmonë kanë nisur për kauza të tilla. Vendimi për këtë tarifë ishte pika që zemëroi studentët të cilët u ngritën në protestë. Shkaqet e shumta si papunësia dhe arsyet ekonomike si një vënd i varfër ka bërë çdo kush të reflektojë. Ky është një sistem i një arrogance të pa denjë,dhe i një tallje me çdo kush sikur të ishte një marionet.

LEXO EDHE:  Kryeministri Rama fton studentët, "Ju pres në zyrë, kam shumë për të thënë"

Protesta është një sinjal i fortë sidomos pë qeveritarët e këtij vëndi të cilët nuk dinë të bëjnë asgjë përveçse të zhysin popullin në mjerim.