Të grumbulluar përpara Kryeministrisë, studentët janë shprehur të vendosur duke theksuar se nuk do të ndalen deri në plotësimin e 8 kërkesave të parashtruara qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit.

Gjithashtu studentët kanë paralajmëruar militantët e partive, që në protestë nuk ka vend për ta.

“Ne nuk do të ndalemi deri në realizimin e kërkesave tona. Ne po na bashkohen të gjithë shqiptarët”, tha një student.

“Kjo është protesta e studentëve dhe nuk ka vend për militantët”, tha një studente.