Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, përmes një deklarate për mediat u bëri thirrje qytetarëve të hapin sytë pas sipas tij kjo qeveri nuk njeh ligj.

Vasili iu referua dhe përgjimeve të publikuara nga Zëri Amerikës për emërimet politike në Drejtorinë e Burgjeve. Ai u shpreh se përgjimet janë provë e pakundërshtueshme e shkeljes së ligjit.

Kjo qeveri gjykon t’i shpallë luftë edhe Zërit të Amerikës që ka vënë përballë publikut fakte për emërimet politike në burgje. Përgjimet e publikuara nga VOA janë provë e pakundërshtueshme. Kryeministri Edi Rama mban në zyrë emërimet.

Thirrja ime eshte e përsëritur për një ligj që nuk funksionon dhe është kapur nga kryeministri. U them vetëm kaq: Qytetarë hapni sytë. Kjo qeveri dhe këta ministra nuk njohin ligj. Këta nuk kanë trup edhe para provave që i thonë po vetë.”- tha Vasili.