Hiti i portorikanëve Luis Fonsi dhe Daddy Yankee, ka arritur të dalë në krye të shumë hiteve të dalluara botërore, duke thyer kështu çdo rekord në të gjitha kohërat.

“Despacito” ka sfiduar çdo konkurent duke lënë në vend të dytë “See You Again” e Wiz Khalifa e Charlie Puth me 3.49 miliardë klikime dhe “Shape of You” të Ed Sheeran, në vend të tretë me  3.41 miliardë klikime.

Videoklipi i famshëm gjendet i pozicionuar vend të parë në shumë vende të botës si: Irlanda, Spanja, Portugalia, Franca, Belgjika, Zvicra, Suedia, Austria, Danimarka, Finlanda, Gjermania, Norvegjia, Hollanda, Kanadaja, apo Australia.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook