Pas një kohe të gjatë që marrëdheniet diplomatike mes qeverisë së kaluar të Maqedonisë ishin të ftohta, vjen dhe thyerja e akullit.

Sipas mediave maqedonase, ish ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, ka pranuar ftesën e homologut të tij Ditmir Bushati, për të ardhur në Tiranë ditën e nesërme për vizitë pune.

Në kuadër të kësaj vizitem, krahas takimit me Bushatin, ministri maqedonas parashikohet që të realizojë takim edhe me kryeministrin e vendit Edi Rama.

Gjithashtu, ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë bën me dije se pas takimit me Bushatin dhe Ramën, është parashikuar dhe një konferencë e përbashkët e të dy ministrave.