Presidenti Ilir Meta ishte i pari nga politikanët kryesorë të vendit që ktheu vëmendjen e opinionit sportdashës nga ekipi i Zvicrës, ende pa nisur kampionati botëror.

Në datën 4 maj, kreu i shtetit tregoi skuadrën për të cilën do të bënte tifo duke zbuluar dhe arsyen e veçantë se përse e mbështeste.

Gjatë takimit me Presidentin e Këshillit të Madh të Gjenevës, Eric Leyvraz, i cili ishte 4 maj në Shqipëri, Meta u shpreh se ishte krenar për kontributin e shqiptarëve në Zvicër dhe mezi priste të mbështeste këtë ekip futbolli në botëror.

Arsyeja lidhej me faktin se në këtë ekip luajnë pesë shqiptarë që janë dhe shtylla e ekipit zvicerian.

“Kënaqësi takimi me Presidentin e Këshillit të Madh të Gjenevës Eric Leyvraz. Krenar kur flet për kontributin & historitë e suksesit të Shqiptarëve në Gjenevë dhe gjithë Zvicrën. Mezi pres të mbështes Zvicrën në FIFA World Cup”, shkruante Presidenti në Twitter shumë kohë para se të niste kampionati botëror.

Parashikimi i Presidentit Meta deri tani ka rezultuar i vërtetë. Zvicra jo vetëm po kualifikohet, por po luan ndeshjet me të mira të botërorit, falë kontributit të pazëvendësueshëm të shqiptarëve.

Presidentit Meta njihet si një tifoz i flaktë i Holandës, por dje, para nisjes së ndeshjes me Serbi-Zvicër, Presidenti tha se “edhe po të ishte Holanda në këtë botëror, sërish do të isha me Zvicrën”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  "Vettingu" mbledh Kuvendin në seancë të jashtëzakonshme