Dashi – Personat e shenjës së tillë kanë personalitet të fuqishëm, aftësi të mira organizative dhe vetëvlerësim të lartë. Ata nuk i pranojnë lehtë dështimet. Nuk i mendojnë shumë gjërat, ndaj dhe shpesh veprojnë të nxituar në situata të caktuara.

Demi – Personat e shenjës së demit janë shumë të vendosur në gjërat që duan të arrijnë. Është shumë e vështirë t’i shpërqendrosh ata nga qëllimet që i vendosin vetes. Ata janë shumë të thjeshtë dhe preferojnë një jetë të thjeshtë e pa lukse.

Binjakët – Persona të tillë janë të dyzuar në personalitet. Ata janë shumë të pasigurtë dhe shumë pak janë të përqendruar tek dëshirat që duan të arrijnë. Binjakët i ëvendsësojnë shumë shpejt personat rreth vetes, pra nëse debaton me ta, dije se shoqërinë me ty të nesërmen do ta zëvendësojnë me dikë tjetër. Ata janë shumë të komunikueshëm dhe kanë aftësi të mira komunikuese në gjuhë të ndryshme.

Gaforrja – Personat e shenjës së gaforres janë shumë të ndjeshëm. Ata mund t’i gjesh me humor të ndryshëm përgjatë gjithë ditës. Pra, ata ndikohen shumë nga mendimet e të tjerëve për ta dhe lëndohen nga opinionet negative. Por gjithsesi, gaforret mbeten shumë socialë dhe familjarë si natyrë, duke pëlqyer shumë familjet e mëdha.

Luani – Luanët janë shpirtra të ngrohtë. Ata janë shumë energjikë dhe e pëlqejnë shumë të kenë vëmendjen e të tjerëve. Preferojnë shumë të rrethohen nga të tjerët që flasin vetëm për ta. Mirëpo, luanët nuk i presin mirë kritikat dhe sillen shumë keq me personat që i kritikojnë.

Virgjëresha – Personat e shenjës së virgjëreshës janë shumë të aftë për t’i dalluar njerëzit që gënjejnë, si dhe janë shumë të kujdesshëm në gjërat që bëjnë. Mirëpo ata janë edhe shumë frikacakë. Pavarësisht inteligjencës së tyre, ata janë gjithë kohës të frikësuar për gjërat që do bëjnë, apo për vendimet që do marrin. Mendojnë vetëm për ndikimin që do të kenë vendimet e së tashmes në të ardhmen.

Peshorja – Personat e shenjës së peshores janë shumë aktivë dhe plot me energji pozitive brenda vetes. Shenja e peshores është një shenjë balance dhe shpesh peshoret karakterizohen nga një mendje e balancuar. Mirëpo shpirti i një peshoreje është shumë i dyzuar. Nga njëra anë tek ta mund të shohësh mirësinë, por nga ana tjetër kur i mërzit, mund të të kthehen në personat më të keq që njeh.

Akrepi – Akrepat janë shumë interesantë për t’i studiuar. Janë persona që mbajnë shumë inate dhe mezi presin momentin për të shpërthyer. Nuk i harrojnë lehtë tradhëtitë apo momentet kur i ke zhgënjyer. Shpesh personat e shenjës së tillë, përshkruhen si egoistë. Gjithsesi, ata mbeten shumë diplomatikë si natyrë.

Shigjetari – Shigjetarët janë shumë optimistë. Ata shohin gjithnjë anën pozitive të gjërave. Janë persona që u pëlqen shumë natyra. Mund t’i shohësh të praktikojnë sporte apo aktivitete që lidhen me natyrën dhe të mos mërziten. Ndërkohë e meta e shigjetarëve është se janë shumë paragjykues për çdo gjë.

Bricjapi – Bricjapët janë vërtet egoistë si natyrë. Ata janë të gatshëm të sakrifikojnë këdo rreth vetes vetëm për të arritur qëllimet e tyre. Ata planifikojnë çdo lëvizje të tyre vetëm që t’i nxjerrin të tëra gjërat perfekte, pavarësisht se mund të duken si persona që rrezikojnë. Dijeni se atë gjë që juve ju duket si diçka e guximshme prej tyre, e kanë menduar disa herë më parë.

Ujori – Edhe ujorët janë shumë të ndjeshëm si natyrë. Ata mund t’i shohësh të rrethuar nga shumë miq, por vetëm pak prej tyre i konsiderojnë si miq shumë të ngushtë, me të cilët mund të ndajnë sekretet e tyre. Ujorët janë shumë të dhënë pas festave dhe partyve, por njëkohësisht pëlqejnë shumë të marrin pjesë edhe në diskutime mbi tema të rëndësishme.

Peshqit – Peshqit pëlqejnë të jetojnë në botën e tyre imagjinare që në shumë raste nuk ka lidhje me realitetin. Të sfiduar nga realiteti, ata preferojnë të strehohen në në botën e tyre imagjinare dhe të mos dalin prej saj për t’u përballur me jetën jashtë asaj bote.