Mëngjesin e sotëm salla operative u ka njoftuar për një aksident ku janë përplasur dy makina me njëra- tjetrën.

Përplasja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Hoxha Tasim”, me rrugën ” Bardhyl”.

Mësohet se kanë mbetur të dëmtuar tre vajza dhe një djalë, të cilët janë transportuar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë nga ku po kryhen hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

“Me datë 13.12.2017, rreth orës 06:15, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në kryqëzimin e rrugës “Hoxha Tasim”, me rrugën ‘Bardhyl’, ka ndodhur një aksident. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se: Në kryqëzimin e rrugës “Hoxha Tasim”, me rrugën ” Bardhyl”, janë aksidentuar mjeti AA 561 LM me mjetin AA 654 DZ dhe si pasoje janë dëmtuar shtetasit F.Ç, 23 vjeçe, S.H., 22 vjeçe, Gj.Sh., 22 vjeçe dhe S.B., 23 vjeç, të cilët janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit”.

 
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook