Një apartament është përfshirë nga flakët këtë të hënë në Tiranë. Burime bëjnë me dije se zjarri ka rënë në zonën e “Kinostudios” në katin e katërt të një pallati pranë Komisariatit numër 4 të Policisë.

Zjarrfikëset kanë bërë të mundur nxjerrjen jashtë të 2 fëmijët të cilët rrezikuan asfiksinë brenda në banesë. Një 15 vjeçare mësohet të jetë dërguar në spital.

Është dashur ndërhyrja e tre automjeteve të zjarrfikëse të cilët kanë luftuar me flakët rreth 40 minuta. Burime nga zjarrfikëset kanë zbuluar se fëmijët rrezikonin asfiksinë. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve të cilët janë njoftuar nga fqinjët.

Dyshohet se shkak i rënies së zjarrit të jetë pakujdesia.