Burime nga policia kanë bërë me dije se më në fund ka rënë nën pranga i shumëkërkuari, biznesmen i akuzuar për trafik droge.

Bëhet fjalë për 53-vjeçarin Arben Xibri, banues në Tiranë i cili akuzohet nga blutë si rganizatori i trafikimit të 130 kg lëndësh narkotike të kapura në portin e Durrësit në vitin 2016.

Njoftimi i plotë i policisë  

Kapet një shtetas në kërkim kombëtar, i dënuar me 8 vite burg për “Trafikim i narkotikëve i kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë”.

Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kapi shtetasin në kërkim kombëtar:

A. X., 53 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 8 vite  burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve i kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë”, të parashikuar nga neni 283/a/2-22 i Kodit Penal.