Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditen e sotme rreth orës 11:59 në rrugën “Don Bosko”, në Tiranë ku një makinë ka përplasur një adoleshent.

Sipas policisë, shtetasi A.N., 18-vjeç është përplasur nga mjeti tip “Volsvagen”, me drejtuese shtetasen M.F.
 
I riu është transportuar menjëherë në spital ku po merr ndihmën e parë mjekësore, ndërsa drejtuesja e mjetit është shoqëruar në ambjentin e policisë për veprime të mëtejshme proceduriale.
 
Njoftimi i policisë 
 
“Informacion paraprak.
Më datë 17.07.2017, rreth orës 11:59, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonat për një aksident të ndodhur në rrugën e “Don Boskos”. Në vendngjarje kanë arritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.
 
Nga verifikimet paraprake rezulton se është përplasur shtetasi A. N., 18 vjeç nga mjeti i tipit “Volksvagen”, me drejtuese shtetasen M. F.
Shtetasi i aksidentuar ka qënë duke kaluar rrugën e “Don Boskos” ndërkohë që është përplasur nga mjeti i tipit “Volsvagen”.
 
Shtetasi është transportuar me ambulancë në spital ku po i jepet ndihma e duhur mjekësore. Shërbimet e policisë kanë shoqëruar në ambientet e policisë drejtuesen e mjetit për veprime të mëtejshme proceduriale.”