Mësohet se grabitja ka ndodhur në filialin e Postës Shqiptare, brenda godinës së Hipotekës.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën, ku pak minuta më parë ndodhi një grabitje me maska e armë. Policia ka sqaruar se grabitja ka ndodhur në filialin e Postës Shqiptare, në ambjentet brenda godinës së Hipotekës, ku një person ka hyrë në degën e bankës, i maskuar dhe i armatosur me pistoletë, duke kërcënuar arkëtaren.

Ai më pas ka dalë nga godina teksa një tjetër person e priste jashtë. Grabitësit dyshohet se u larguan me një automjet fuoristradë. Ende nuk dihet ende shuma monetare e grabitur në postë.

Informacion paraprak i policisë

Sot rreth orës 14:05, në Sallën Operative një telefonatë njoftoi se në rrugën “Panorama”, në Tiranë, një shtetas ka vjedhur një shumë parash.

Në vendgjarje shkuan disa shërbime policore. Nga veprimet paraprake rezulton se brenda ambjenteve të zyrave të Hipotekës, në filialin e Postës Shqiptare, një person me kapuç, dyshohet nën kërcënimin e armës, ka vjedhur një shumë ende të papërcaktuar lekësh.

Specialistët kundër krimeve kanë kryer veprimet e para hetimore dhe po punojnë intensivisht për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook