Mbrëmjen  e djeshme rreth orës 21:00  një ngjarje e rëndë vuri në panik banorët e një pallati pranë shkollës “Vasil Shanto”.

 

Lënda plasëse ka shpërthyer në derën e jashtme të banesës së biznesmenit V. Stavri, dhe famirësisht nga shpërthimi u regjistruan vetëm dëme materiale.

Shkak i kësaj ngjarjeje dyshohet të jetë një konflikt pronësie në lidhje me banesën së cilës iu vendos tritoli.

Ndërkohë ditën e sotme burime pranë policisë bëjnë me dije se është arritur të vihet në pranga autori si i dyshuari kryesor.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin A. Bardhi i cili është arrestuar nga forcat e policisë së komisariatit nr.2 në Lezhë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv” parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal.