Një ekip eksploruesish është zhytur pranë rrënojave të Titanikut në Oqeanin Atlantik, për herë të parë pas 15 vitesh. Ajo që panë shokoi ekspertët, të cilët thonë se struktura e anijes më të famshme në historinë e njerëzimit po konsumohet me shpejtësi nga oqeani.

Ekspertët paralajmërojnë se pjesë të rëndësishme të anijes do të zhduken së shpejti. Titanik u mbyt në vitin 1912, ndërkohë që në bord kishte 2200 persona. Më shumë se 1500 njerëz gjetën vdekjen pasi anija u përplas me një ajsberg, 600km larg brigjeve të Kanadasë.