Aksidentet sa vijnë e po shtohen në këtë sezon turistik ku një 19-vjeçar është dërguar në spital pasi ka marrë një goditje nga një gomone që po lundronte aty afër.

26 vjeçari me inicialet N.T i cili banon në Tiranë ka goditur me gomone një 19-vjeçar me inicialet J.J që po lahej në plazhin e Himarës duke e plagosur këtë të fundit. Ngjarja mësohet se ka ndodhur 4 ditë më përpara dhe nuk është bërë publike në media. Djaloshi i plagosur ndodhet në spital duke marrë ndihmën mjeksore ende, teksa policia po heton ngjarjen për ta zbardhur atë.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Më datë 15.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin N.T., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 11.07.2017, në plazhin e Potamit, Himarë, në brendësi të detit, nga pakujdesia, ka plagosur lehtë me gomone shtetasin J.J., 19 vjeç, banues në Himarë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 92 i Kodit Penal.