Pas aksidentit që i mori jetën një mësueseje 48-vjeçare në fshatin Arrëz të Devollit, një tjetër aksident tragjik ka ndodhur në Tropojë.

Mësohet se një makinë ka përplasur për vdekje një 12-vjeçar në fshatin Margegaj.

Bëhet e ditur se drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja pas aksidentit.

Identiteti i viktimës ende nuk bëhet i ditur, ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të autorit.