Gjykata Supreme e Pensilvanisë ka lëshuar një raport të madh ku përshkruhen abuzimet seksualë në Kishën Katolike, duke emëruar mbi 300 klerikë të akuzuar.

Hetimet zbuluan më shumë se 1.000 fëmijë ishin abuzuar nga anëtarët e gjashtë dioqezave në shtet për 70 vitet e fundit.

Zyrtarët thonë se hetimi zbuloi mbulimet sistematike nga kisha të abuzimeve seksuale.

Raporti është hetimi i fundit për akuzat për abuzim seksual nga klerikët katolikë në mbarë botën.

Pas një hetimi 18-mujor rezultojnë mbi 1 mijë fëmijë të idetifikueshëm që kanë qenë viktima të abuzimit seksual.

“Ne besojmë se numri i vërtetë i fëmijëve, të dhënat e të cilëve kanë humbur, është në mijëra,”-thuhet në raportin e së martës.

Dokumenti thekson se djemtë dhe vajzat e reja, si dhe adoleshentët, janë abuzuar nga priftërinjtë.

“Të gjithë u mbuluan nga udhëheqësit e kishës që preferonin të mbronin abuzuesit dhe institucionet e tyre mbi të gjitha,”-thuhet në raport.

Për shkak të përpjekjeve për mbulimin e rasteve nga zyrtarët e lartë të kishës, shumica prej tyre janë tepër të vjetra për ndjekje penale, por zyrtarët paralajmëruan se mund të ketë më shumë aktakuza, ndërsa hetimi vazhdon.

Ndërsa raporti përmend qindra priftërinj, disa emra mbeten të pabulikuar për shkak të pretendimeve se emërtimi i tyre shkel të drejtat e tyre kushtetuese.

“Zyrtarët e kishës në mënyrë rutinore dhe me dashje e përshkruan abuzimin si sjellje të papërshtatshme. Nuk ishte kjo. Ishte abuzimi seksual i fëmijëve, përfshirë përdhunimin,”-tha Shapiro.

LEXO EDHE:  "Nuk ju bëhet vonë për minatorët", deputeti i LSI shpërthen në akuza pas rrëzimit të propozimit nga PS

Raporti gjithashtu kritikoi Kryepeshkopin e Ëashington, Kardinali Donald Ëuerl, në ish-dioqezën e Pittsburgh-ut, për rolin e tij në fshehjen e abuzimit.

Kardinali i profilit të lartë mbrojti veten në një deklaratë përpara lëshimit të raportit të martën, duke thënë se ai “veproi me zell, me shqetësim për të viktimat dhe për të parandaluar aktet e abuzimit në të ardhmen “.