Një tjetër kandidat i Partisë Demokratike ka “tradhtuar” vendimin politik të opozitës.

Behet fjalë për kandidatin me numrin 35 në listën e Qarkut të Tiranës, Indrit Fatmir Hoxha, i cili ka dorëzuar sot formularin e vetëdeklarimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Indrit Hoxha ka mbajtur postin e Sekretarit të Burimeve Njerëzore në Forumin Rinor të PD-së.

Ndërkohë që ai në CV e dorëzuar në KQZ thekson se ka punuar si nëpunës i administratës publike, Bashkia e Tiranës.

Në formularin e dekriminalizimit të dorëzuar në KQZ ai shkruan se është shoqëruar dy herë në Komisariatet e Policisë së Tiranës.

Ndërkohë që vetëm njëherë është arrestuar me akuzën e “Shkatërrimit të pronës”.