Në Berat policia ka njoftuar se një 32-vjeçar ka tentuar të varë veten me litar.

Familjarët e kanë gjetur dhe shpëtuar në kohë shtetasin i cili tashmë është në gjendje të rëndë në spitalin e Beratit.  

Rreth orës 15:05, personeli i spitalit ka njoftuar sallën operative  të policisë se urgjencë ka mbërritur një burrë në gjendje të rëndë. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor si dhe eksperti mjeko-ligjor ku ka rezultuar se:

SH.D, 32 vjeç, banues në fshatin Lumas, dyshohet se kishte tentuar të vetëvarej, por është shpëtuar nga familjarët.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër, njofton Policia, ndërsa shton se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Dyshohet se 32-vjeçari vuante nga depresioni.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook