Një javë pas deklarimit publik të Sokol Ballës për largimin e tij nga Top Channel, duket se drejtuesit e televizionit kanë bërë lëvizjen e rradhës.

Siç është bërë me dije, prej të enjtes në orën 21:00, në ekranin e “Top Channel” do të shfaqet gazetari Ylli Rakipi, me emisionin e tij “Të paekspozuarit”.

Mësohet se pas ofertës që i është bërë dhe dakordësisë për kushtet që ai ka kërkuar, Rakipi ka braktisur televizionin “News 24” dhe thuhet se ndarja e tij me drejtuesin e televizionit, Irfan Hysenbelliu ka qenë e qetë.

Pjesë e emisionit të Rakipit, që do të transmetohet çdo të enjte, do të jenë edhe gazetarët Andi Bushati dhe Fatos Lubonja.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook