Dy të rinj të cilët torturuan dhe përdhunuan brutalisht një vajzë 8-vjeçare janë dënuar me varje.

Irfan Mewati, 20-vjeçar si dhe Asif Mewati, 24-vjeçar e rrëmbyen të renë jashtë shkollës së saj teksa po priste për të atin.

Ata e morën vajzën në një vend të izoluar, ku e përdhunuan dhe e gjymtuan me thikë para se të përpiqeshin t’i prinin fytin dhe të dilnin.

Pas një hetimi dy mujor, prokurorët mblodhën prova të arsyeshme për të dhënë dënimin ekstrem për Irfan Mewatit dhe Asif Mewati-n.

Dosja prej 350 faqesh, bazuar në 92 dëshmi duke përfshirë pamjet e kamerave dhe mostrat e ADN-së, ishin të mjaftueshme për gjykatësin, i cili dha vendimin me vdekje bazuar në Kodin Penal të rishikuar.

Vajza u shpëtua nga disa banorë të cilët e gjetën dhe e çuan me urgjencë në spital ku po kurohet për plagët kritike që ka marrë.