Futbollistin e njohur Cristiano Ronaldo, jemi mësuar ta shohim në vende të ndryshme. Por askujt nuk ia merrte mendja që portreti i futbollistit mund të përdorej për të paketuar “drogën”.

Policia e Marseille gjeti disa pako me kanabis të paketuara me portretin e Cristiano Ronaldos. Mediat franceze raportojnë se janë sekuestruar 517 gram kanabis dhe 50 gram kokainë.

Trafikanti i drogës është vënë në pranga nga policia franceze dhe do të dalë në gjyq në muajin janar.