Një bandë trafikuesish të qenieve njerëzore është shkatërruar në Angli, ku mes të arrestuarve është edhe kreu i kësaj bande shqiptare, Alket Dauti.

Ky i fundit u arrestua në një aksion të zhvilluar në apartamentin e tij në jug të Londrës.

Mediat britanike njoftojnë se teksa e shoqëruan jashtë banesës me pranga në duar, ai iu drejtua një prej oficerëve me fjalët: “Ty të mbaj mend shumë mirë”.

Teksa po hipte në makinën e policisë Dauti iu drejtua fotografit me fjalët: “Shkruani mirë për mua, kapët fotografi të mira?”

Mësohet se Dauti, babai i dy fëmijëve bashkëpunonte me shoferët e trailerave të cilët merrnin emigrantë nga Belgjika dhe i transportonin në Angli nga porti i Channel.

Prokurorët në Belgjikë besojnë se rrjeti ishte shumë i organizuar dhe kalonte njerëz çdo javë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook