Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme ku një makinë është gjetur e djegur në fshatin Derven, në Fushë Krujë.

Sipas informacioneve paraprake të policisë mësohet se kufoma e gjetur në makinën me targa të Kosovës, e gjetur në Devren të Krujës dyshohet se i përket shtetasit Xhavit Osmani, 53 vjeç nga Kosova, njëkohësisht edhe pronari i mjetit.

Mjeti ka hyrë në Shqipëri nga dogana e Morinit para 5 ditësh. Nuk dihet kush është viktima, pasi do jenë analizat e AND-së që do e përcaktojnë identitetin.

Paraprakisht raportohet se është një akt i mirë organizuar kriminal.

Informacion paraprak.

Më datë 05.05.2018, në Derven, në fundin e një toke është djegur një mjet.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu, të cilët gjatë këqyrjes së mjetit kanë dalluar mbetje të një shtetasi të djegur, ende të paidentifikuar.

Specialistët për Krimet në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë po punojnë për identifikimin e personit të djegur dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook