Një tragjedi ka ndodhur në Irak në lumin Tigër, në Mosul të Irakut, ku pas përmbysjes së një trageti, së paku 102 persona janë mbytur.

Sipas burimeve thanë se ishin 12 fëmijë, më shumë se 170 vetë ishin në bord dhe  rreth 60 njerëz janë zhdukur, tha Kryetari i Mosulit Zuhair al-Araji, shkruan CNN.

Viktimat janë të shumtë në numër, për shkak se shumica e atyre që ishin në bord nuk dinin not, pasi kishte shumë fëmijë dhe të moshuar si pasagjerë.