Një aksident tragjik ka ndodhur paraditen e sotme në Sarnico të Italisë, ku ka humbur jetën një 21-vjeçar nga Shkodra.

Mediat italiane kanë bërë me dije se shqiptari po udhëtonte me makinën e tij, kur u përplas me një tjetër makinë, ku udhëtonin disa të moshuar.

Për pasojë, shqiptari ka mbetur i vdekur në vend. Identiteti i të riut nuk bëhet me dije.

Raportohet se edhe të moshuarit që ishin në makinën tjetër janë në gjendje të rëndë për jetë, ndërkohë që grupi hetimor i pranishëm në vendngjarje po heton.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook