Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kuçivë ku njëvajzë 22 vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë.

Policia ka bërë të ditur se se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Vodëz Kuçovë dhe viktima është identifikuar si e reja me iniciale I. Ç.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Më datë 05.01.2018, në fshatin Vodëz Kuçovë, në banesën e saj, në kushtet depresionit, është vetëhelmuar me fotoksinë dhe rrugës për në spitalin e Beratit, ka vdekur shtetësia I. Ç., vjec 22.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për hetime të mëtejshme. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook