Mesditen e sotme në Kuçovë është gjendur trupi i pajetë i një personi, ku sipas burimeve të policisë është trupi i 62-vjeçarit me inicialet Ll. B.

Mësohet se 62-vjeçari ishte shpallur i humbur një ditë më parë. ku familjarët e tij e kishin raportuar në polici pasi ishte larguar nga banesa.

Sipas familjarëve të tij, i moshuari vuante nga problemet mendore.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 10.12.2017, ora 11:00 në Sallën Operative ka mbërritur një telefonatë se në fshatin Kozare, Kuçovë është gjetur i pa jetë në kanal një shtetas.

Menjëherë në vendngjarje mbërriti grupi  hetimor dhe eksperti mjeko-ligjor ku konstatuan se shtetasi Ll. B., 62 vjeç, banues në Kozare, Kuçovë ndodhej i pa jetë në një kanal kullues.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrore. Për këtë shtetas në datë 09.12.2017 është bërë denoncim në polici nga familjarët e tij për largim nga banesa.

Nga deklarimet e familjarëve rezulton se shtetasi Ll. B vuante nga probleme mendore.  

Trupi i pa jetë është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Berat ku po kryhet ekspertiza mjeko-ligjore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Pranga 28-vjeçarit që transportonte drogë nga Kruja në Tiranë, kapet në flagrancë me 46 kg kanabis në makinë