Disa ditë pas aksidentit tragjik të ndodhur në Kamëz ku mbetën të vdekur dy persona, ka reaguar babai i viktimës 7-vjeçare.

Ferid Ndreaj, tashmë po i qëndron pranë vajzës tjetër që u plagos rëndë dhe bashkëshortes së tij 29-vjeçare.

Ai thotë se ato janë ende në gjendje të rëndë. Sipas Feridit, vajza e mitur nuk ngrihet dot në këmbë dhe është në gjendje të traumatizuar.

Ai kërkon edhe trajtim të tyre nga një psikolog pasi janë në gjendje tepër të rënduar.

“Vajza e plagosur nuk ngrihet dot në këmbë. Ka dëmtime të trurit dhe kockave. Gruaja dhe vajza janë akoma të traumatizuara nga ngjarja. Nuk na ka ardhur asnjë psikolog për ndihmë”, ka deklaruar ai.