Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur pllaka e betonit të parkingut shembet, dhe disa vetura përfundojnë nën rrënoja ku si pasojë humbin jetën tre persona.

Një familje tre-anëtarëshe është shtypur për vdekje kur copat e mëdha të betonit përfunduan mbi veturën në të cilën ishin, ndërsa policia derisa nxirrnin trupat e pajetë gjetën edhe një foshnje që i kishte shpëtuar më të keqes, transmeton Telegrafi.

Ekipet e shpëtimit kanë reaguar menjëherë duke u nisur drejt qendrës tregtare në Changshu të Kinës, ku edhe ishte shembur njëri kat i parkingut.

Kamerat kanë filmuar momentin kur veturat që po prisnin të largohen nga parkingu i qendrës tregtare, mbulohen nga copat e betonit që përfundojnë mbi ta.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook