Mesditën e djeshme, një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin. Dy punëtorë, konkretisht E.B., 31 vjeç, punëtor ndërtimi në firmën “Xhimi, si dhe shtetasi O.K, 36 vjeç, punëtor i firmes skela “Syla” kanë gjetur vdekjen si pasojë e shembjes së skelës.

Mëngjesin e sotëm, policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë Xh. T. 41 vjeç, me detyrë Drejtues Teknik i punimeve në firmën “Xhimi” si dhe I. B. 44 vjeç, me detyrë Drejtues Teknik i sigurisë së punimeve në firmën skela “Syla”.

Në kërkim është shpallur dhe administratori i firmës skela “Syla”, shtetasi P.S.

Si pasojë e shembjes së skelës, kanë mbetur të lënduar dhe 3 punonjës të tjerë, G.B punëtor ndërtimi i firmës “Xhimi”, E.L dhe A.M, punëtor i firmës skela “Syla”.

Fatmirësisht ndodhen jashtë rezikut për jetën.