Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një 20-vjeçar nga fshati Gramëz vendos t’i japë fund jetës duke pirë fotoksinë.

Mesa duket në gjëndje paniku ka lajmëruar të vëllanë. Familjarët e kanë marrë në makinë me qëllim transportimin e tyre drejt spitalit të Tiranës, por gjatë rrugës makina është aksidentuar dhe për pasojë 20 vjeçari ndërroi jetë.

Aksidenti u shënua në Fushë Krujë.

Njoftimi i plotë i policisë:

“Më datë 15.01.2019, në fshatin Gramëz Krujë, në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasi Gj.D. 23 vjeç, i cili u dërgua në spitalin “Nënë Tereza” në gjëndje të rëndë ku ndërroi jetë.

Nisur nga disa shkrime ne media online, sqarojmë se gjatë rrugës për ndihme mjekesore nuk ka patur asnje aksident me mjetin qe e dergonte ne spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.