Të paktën 44 persona kanë mbetur të vdekur sot në Indinë veriore, pasi një autobus u rrëzua në një humnerë në shtetin Himalayan të Uttarakhandut.

Mësohet se dhejtra të tjerë kanë mbetur të plagosur, ndërsa vazhdon puna për shpëtimin e pasagjerëve të tjerë.

Autobusi ra nga një lartës prej 213 metra dhe deri tani kanë nxjerrë 20 trupa, por puna e shpëtimit dhe nxjerrjes së trupave po pengohet nga moti i keq.

Autobusi po transportonte punëtorë nga Bhaun në Ramnagar.

India ka rrugët më vdekjeprurëse në botë, me më shumë se 110,000 njerëz të vrarë çdo vit.

Shumica e aksidenteve ndodhin për shkak të infrastrukturës së dobët, automjeteve të vjetra dhe ngasjes në mënyrë të pakujdesshme.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook