Këngëtarja nga Palestina, Samira Sindhu është qëlluar me 3 plumba teksa këndonte në skenë, duke mbetur e vdekur në vend.

28-vjeçarja Sindhu ishte 8-muajshe shtatëzënë dhe ndodhej në një festë në fshatin Kanga në Pakistan.

Arsyeja pse këngëtarja është qëlluar sipas të shoqit ishte sepse Samira nuk kishte pranuar të kërcente me një nga burrat e pranishëm.

“Samina refuzoi të kërcente sepse ishte shtatzënë. Refuzimi i saj e inatosi vrasësin”, u shpreh bashkëshorti i këngëtares, Aashiq Ali i cili tha se ndodhej prapa Saminës në eventin ku ndodhi ngjarja.

Këngëtarja është dërguar menjëherë në spital por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook