Një i moshuar 88-vjeçar ka rënë në mënyrë aksidentale nga ballkoni, duke humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Korçë, në lagjen nr.14.

Viktima 88-vjeçar, me inicialet S.K. u transportua në spitalin e qytetit, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.

Dosja iu dërgua Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë. Policia ka mbyllur hetimet dhe e ka cilësuar ngjarjen si aksidentale.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook