Një aksident tragjikështë shënuar paraditen e sotme në Fier, në rrugën kryesore në Roskovec.

Si pasoje e përplasjes së fortë nga makina, një fëmijë ka humbur jetën.

Ngjarja ndodhi në fshatin Kurjan dhe sipas burimeve, 5-vjeçari ka mbërritur pa shenja jete në spitalin e Fierit.

Ende nuk dihet sesi ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit tip “Ford”, 41-vjeçarin Leonard Abedinaj.

Informacion paraprak
Në datën 30.06.2018, rreth orës 11:10, në fshatin Kurjan, shtetasi Leonard Abedinaj, 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka aksidentuar një shtetase të mitur 5 vjeçe e cila ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Shtetasi Leonard Abedinaj është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook