Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një 55-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë me armë gjahu.

Burime zyrtare nga Policia e Fierit bëjnë me dije bëhet fjalë për shtetasin Alush Kumanaku, i cili u gjet i vetëvrarë nga familjarët.

Mësohet se viktima ishte baba i 3 fëmijëve, 2 djem dhe një vajzë.

Njoftimi i policisë
“Në datën 30.05.2018, rreth orës 10:30, në fshatin Kallm i Vogël, në banesën e tij është gjetur nga familjarët i vetëvrarë me armë gjahu (të cilën e kishte me leje) shtetasi A.K, 55 vjeç,” njofton policia.

Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk u konstatuan shenja dhune përveç plagëve nga arma e gjahut.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave e shkakut të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook