Një aksident rrugor ka rezultuar fatal për një 20-vjeçar shqiptar në itali ku teksa nxitonte për në punë, i riu tragjikisht ndërroi jetë.

Në raportimet e tyre mediat italiane bëjnë me dije se aksidenti i rëndë ndodhi prane fshatit Chiesanuova, ku i riu identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, humbi kontrollin e mjetit tip Alfa147 me të cilin udhëtonte.

Makina, në pronësi të babait te të riut, doli nga rruga dhe perfundoi e perplasur me nje peme. Kane qene disa shoferë ne ate rruge qe dhanë alarmin dhe kerkuan ndihmen e urgjences dhe te policise.

Nderhyrja ka qene e kote, pasi shqiptari kishte nderruar jete. Nga hetimet, rezultoi se ai ishte duke nxituar per te arritur ne vendin e punes, ne nje supermarket.