Njëngjarje tragjike ka ndodhur në provincën Nova Scotia të Kanadasë, ku banesa e një familje siriane ka shpërthyer në flakë e si pasojë kanë mbetur viktima 7 fëmijët e mitur të familjes.

7 fëmijët përkatësisht të moshave: 14 vjeç, 12, 9, 8, 3, 2 dhe më i vogli tre muajsh humbën jetën në orët e para të mëngjesit.

Në përpjekje për t’i shpëtuar luftës në vendin e tyre familja siriane ishte zhvendosur në Kanada që në shtatorin e vitit 2017.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë reagoi dhe ktyetari i Bashkisë i cili deklaroi: “E gjithë komuna është e pikëlluar dhe vëmendja jonë është me të dashurit e familjes”.