Një aksident tragjik ndodhi mesditën e sotme në Kosovë konkretisht në aksin rrugor Prizren-Zhur, ku një automjet u përplas me borëpastruesen.

Si pasojë e aksidentit bilanci tragjik i viktimave ka shkuar në tre persona të gjinisë mashkull.

Mediat raportojnë se bëhet fjalër për tre meshkuj të së njëjtës familje, babai me dy djemtë e tij përkatësisht 22 dhe 24-vjeç të cilët nga përplasja tepër e rëndë kanë mbetur të vdekur në vend.

Marrë shkas nga aksidenti i ndodhur policia e Kosovës ka deklaruar se se do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut, me të vetmin qëllim për ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi.