Një lajm i hidhur vjen nga qyteti i Shkodrës, ku një vajzë 13-vjeçare me emrin Loredana ka ndërruar jetë.

Lajmin e bën të ditur Dom Artur Jaku i cili përmes një video mesazhi zbulon se vajza e cila ndiqte klasën e 9-të sapo kishte mbaruar leximin në kishë, por papritur nuk është ndjerë mirë.

Vogëlushja shkodrane e cila shërbente në kishë, dyshohet se ka pësuar infarkt në zemër, ndërkohë që pritet rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore.

“Pushofsh në paqe e ëmbla Lori”, shkruan Dom Artur Jaku.

“Çfarë mund të shkruaj për ty? Për engjëjt flitet pak, të pushtojnë thellësisht zemrën dhe si rreze dielli të mahnisin çfarë bukurie ka thur Ati. Jepna forcën e shkëlqimit të syve të tU që të të mbajmë gjithmonë në kujtesë si prani qiellore”.

Ati ynë që në qiej, jepna forcën e shkëlqimit të syve të tu që të të mbajmë gjithmonë në kujtesë si prani qiellore”, shkruhet në videon dedikuar vogëlushes 13-vjeçare që u nda tragjikisht nga jeta.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook