Një aksident i rëndë u ka marrë jetën dy vajzave adoleshente në Tiranë. Ngjarja ndodhi në aksin e vjetër në Berzhitë të Tiranës.

Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se një automjet, që drejtohej nga shtetasi me inicialet F. SH.,18 vjeç, ka dalë nga rruga si pasojë e lagështirës. Për pasojë kanë ndërruar jetë dy nga pasagjeret në automjet, shtetaset me inicialet D. T, 17 vjeçe dhe S. S, 17 vjeçe.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, 18-vjeçari me inicialet F. SH., së bashku me dy pasagjerët e tjerë O. M., 14 vjeç dhe L. M., 14 vjeç ndodhen në SQU nën kujdesin mjekësor. Aktualisht grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.