Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Pabli Naso” në Tiranë, ku një 25-vjeçar është hedhur nga kati i tretë i banesës së tij, pas një përleshje me prindërit.

Sipas burimeve policore, bëhet fjalë për shtetasin me inicialet B.S., i cili është në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.

Mësohet se gjatë përleshjes 25-vjeçari ka goditur me thikë të atin dhe ka plagosur të ëmën, e cila kishte ndërhyrë për t’i ndarë.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja e rëndë.

Njoftimi i policisë:
Më datë 05.05.2018, rreth orës 22:05, është dërguar në QSUT shtetasi B. S., rreth 25 vjeç, në gjendje të rëndë, i hedhur nga kati i tretë i banesës në rrugën “Nasi Pablo”.

Gjithashtu kanë shkuar në spital, të dëmtuar me mjet prerës, i ati, shtetasi E. S., rreth 60 vjeç dhe e ëma, shtetasia A. S., rreth 53 vjeç.

Nga hetimet e kryera deri tani rezulton se 25 vjeçari pas një grindje ka goditur babain dhe më pas nënën me thikë.

Pas këtyre veprimeve 25 vjeçari është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook