Konfirmohet tragjedia e dytë brenda kësaj të diele në bregdetin shqiptar. Ka ndërruar jetë në spital edhe i riu i cili u nxor në gjendje të rëndë në breg te Gjiri i Lalzit gjatë pasdites.

18-vjeçari nga Tirana Fatjon Aliexheja ka humbur jetën në spitalin e Durrësit ku ai u transportua në gjendje kritike.

Fillimisht u raportua se një 24-vjeçar ishte zhdukur në det dhe dyshohej se kishte vdekur, por në fakt bëhej fjalë për 18-vjeçarin i cili u nxor nga disa pushues në gjendje të rëndë.

U duk sikur po ndodhte mrekullia dhe ai arriti të shpëtojë, por me gjithë ndërhyrjen e mjekëve, 18-vjeçari humbi jetën në spital.

Po sot, një 30-vjeçar humbi jetën në bregdetin e Velipojës në tentativë për të shpëtuar të fejuarën që ishte duke u mbytur.

E reja mundi të shpëtojë ndërkohë njeriu i saj i zemrës nuk ia doli dot.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook