Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi po tentonte të transportonte drogë.

“Shqiptari po udhëtonte me mjetin tip “Renault Scenic” në autostradën A2 të Mesdheut midis kryqëzimeve të Lagonegro Sud dhe Lauria Nord”- shprehen mediat italiane.

Një patrullë e Guardia di Financa ka indentifikuar mjentin në një xhep pushimi në autostradë.

Shqiptari 42-vjeçar po udhëtonte i vetëm i cili i’u nënshtrua një kontrolli të policisë.

Ai tregohej i ftohtë dhe i qetë, duke mos shfaqur të dhëna shqetësuese për efektivët e policisë.

Shqiptari u “kap mat” pasi ndryshoi disa herë deklaratën rreth vendit nga ishte nisur dhe se ku do të mbërrinte duke vënë policinë në dyshime.

Policët i kontrolluan imtësisht makinën duke gjetur të fshehur 1 kilogram kokainë.

Pakoja ishte e mbështjellë me letër cilofani dhe ishte e mbushur me substancë xhelatinore që përdoret për të kufizuar mundësinë e zbulimit nga qentë e anti-drogës.

Kokaina e kapur ishte 80% e pastër dhe se nga shitja e e saj mund të përfitohej shuma prej rreth 50,000 dhe 60,000 eurove.

Çmimi i drogës me shumicë është rreth 30-35 mijë euro. 42-vjeçari shqiptar u arrestua në flagrancë dhe është dërguar në burgun e Potenzas.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook