Një 63 vjeçar është ndaluar nga policia dhe një tjetër po ndiqet penalisht në gjendje të lirë, pasi janë kapur duke transportuar kuaj nga Greqia në Shqipëri.

Në pranga përfundoi Remzi Karimani 63 vjeç, si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit R.L, 36 vjeç, të dy banues në Zvezdë-Maliq.

“Arrestimi i tyre u bë pasi në vendin e quajtur “Gurorja” mbi fshatin Zvezdë, këta shtetas u kapën në kufi të gjelbër, duke transportuar në mënyrë të paligjshme nga Greqia për në Shqipëri, shtatë kafshë pune (kuaj), të cilët dyshohet se janë kontrabanduar nga Greqia”, sqaron Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.