Imagjinoni ujëra kristal të qartë, male të larta dhe plazhe me pak turistë. Jo, nuk bëhet fjalë për një mirazh, por për Drimadhen, plazhi më i bukur në Rivierën Shqiptare.

Kështu shkruan gazetarja italiane Francesca Masotti në një artikull të botuar në gazetën “Travel News”, për pesë plazhet mesdhetare ku mund të kalohen pushimet e verës.

Pushimet verore janë pothuajse në derë dhe ne të “Travel News” po ju çojmë në zbulimin e pesë plazheve absolutisht spektakolare mesdhetare për të parë këtë vit. Më mirë në fillim apo në fund të verës, kur turistët janë pak dhe ju mund ta shijoni plotësisht bukurinë e tyre, transmeton Atsh.

Në listën e pesë plazheve bëjnë pjesë Navagio Zante (Greqi), Korcula Lampedusa (Siçili, Itali), Cala Agulla (Kroaci), Drimadhes (Dhërmi, Shqipëri) dhe Majorka (Spanjë).

Ndryshe nga shumë brigje përgjatë bregut, Drimadha nuk është e mbushur me njerëz edhe në pikun e sezonit.

Plazhi është i ndarë në dy pjesë nga një gur i gërmuar nga uji dhe era: në njërën anë është e përbërë nga guralecë, nga ana tjetër është e gjitha me rërë të shkëlqyer.

Nëse doni t’i shtoni disa vizita kulturore çlodhjes tuaj, fshati Dhërmi, vetëm tri minuta me makinë, është një xhevahir i ndërtuar pranë maleve, ku shfaqen kishat ortodokse me kupola blu, shtëpitë me gurë dhe kopshtet e mbushur me lulen e quajtur “Saranda”.

LEXO EDHE:  Basha zbulon mashtrimin e Ramës, ja çfarë ka ndodhur në 14 nëntor

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook